Futboll Seria A Sport

KRAHASON STËRVITJET E “DJAJVE E KUQ” ME INTER/ Lukaku sqaron: Është ndryshe…

Romelu Lukaku e pranon se stërvitjet me Interin në përgatitje për sezonin e ri të Serisë A janë shumë më ndryshe në krahasim me ato që i bënte sa ishte pjesë e Manchester Unitedit.

Ai tha se përderisa në Angli punohet shumë, në Itali bëhet punë e vërtetë.

Sulmuesi belg dha një intervistë për “Otro”, të transmetuar në Instagram, pas transferimit të tij prej 80 milionë eurosh nga Manchester United tek Interi gjatë merkatos së kësaj vere.

Në këtë intervistë, Lukaku sqaroi ndryshimet e para që ka vënë re mes të përgatitjeve për Serie A dhe përgatitjeve për Premierligë.

“Është punë e vështirë. Është ndryshe. Në Angli, te Manchester United ka shumë punë, por këtu tek Interi bëhet punë e vërtetë”, u shpreh Lukaku për “Otro”.

“Qyteti është i mirë, por unë nuk kam ardhur këtu për të jetuar, kam ardhur për t’i ndihmuar skuadrës të arrijë diçka”.

Related posts

Juventus, shumë shpejt do të jetë me katër yje

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ SKËNDERBEUT/ Po kalon një moment të mirë me Partizanin, heroi i derbit në dyshim

Delo.autor

Barcelona merr masa drastike për të ndihmuar Dembele të ambientohet

Q.Autor

Leave a Comment