Futboll Premier League Sport

ËSHTË ZYRTARE/ FIFA ndëshkon Manchester Cityn për shkelje të rregullave, ja dënimi i rëndë

FIFA ka dënuar Manchester Cityn për shkelje të rregullave për transferimin e lojtarëve nën moshën 18 vjeçare.

Manchester City është skuadra e radhës që gjobitet nga FIFA, për shkelje të rregullave në transferimin e lojtarëve të rinj.

Në ndryshim nga skuadrat si: Barcelona, Ateltico Madrid dhe së fundi Chelsea, Manchester City është dënuar vetëm me gjobë duke i lejuar të kryejë normalisht merkato.

“Manchester City është dënuar me gjobë prej 370 mijë franga për shkeljet që lidhen me transferimin dhe regjistrimin e lojtarëve nën moshën 18 vjeçare”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Manchester City me këtë ndëshkim financiar ka arritur që të shmangë ndalimin e transferimeve.

Related posts

NUK PO LUAN TITULLAR/ SHAQIRI i tregon Kloppit se ku duhet të luajë

Isa.Autor

Willian ‘karikon’ skuadrën: Jemi Chelsea, duhet të luftojmë për titull

Q.Autor

“EURO 2020” U-21/ Poloni-Belgjikë, bollëk golash në sfidën hapëse

Delo.autor

Leave a Comment