Futboll La Liga Sport

U BLET NË FILLIM TË KËSAJ MERKATOJE/ Real Madridi bëhet pishman për blerjen e Luka Jovic, ja arsyja

Luka Jovic u transferua te Real Madridi në fillim të kësaj merkato për shifrën e 60 milionë euro, por ai mund të largohet nga madrilenët pas vetëm 2 muajsh.

Sulmuesi nuk e ka bindur trajnerin Zinedine Zidane dhe spanjollët janë të gatshëm ta largojnë atë, por vetëm në formën e huazimit për një sezon.

Në skenë janë skuadrat e Interit dhe Romës, të cilët janë në kërkim të një sulmuesi, por çdo gjë varet nga e ardhmja e Edin Dzekos.

Pavarësisht kësaj, akoma nuk dihet nëse të dyja skuadrat italiane, do të pranonin një huazim të thjeshtë të lojtarit.

Megjithatë, sipas asaj që shkruan “Marca”, 21-vjeçari nuk ka ndërmend të largohet nga “Santiago Bernabeu” dhe do të luftojë për të marrë një vend titullari.

Related posts

ZYRTARE/ Arsen Wenger largohet nga Arsenali pas… 22 vjetësh. Mesazhi i tij

Sadik.Autor

FOTO/ Qeshni me lot! Skedina e ‘dëshpërimit, kur do të fitosh me ‘dhunë’

Q.Autor

SULMUESIT TË INTER I VJEDHIN “INSTAGRAMIN”/ Shikoni çfarë i bëjnë në profilin e tij zyrtar (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment