Sport Të tjera

KAMPIONATI BOTËROR I XHUDOS NË JAPONI/ Majlinda Kelmendi fiton medaljen e bronztë

Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Tokio të Japonisë.

Kampionia olimpike arriti ta fitojë medaljen e bronztë, pasi mposhti portugezen Joana Ramos në dyluftimin për vendin e tretë.

Kelmendi u eliminua në gjysmëfinale nga xhudistja e talentuar, Uta Abe, por arriti që t’i sigurojë Kosovës medaljen e dytë pas asaj të bronztë të Distria Krasniqit, të cilën e fitoi një ditë më parë.

Në ditët në vazhdim, në “Tokyo 2019” do të garojnë edhe xhudistët e tjerë kosovarë, Akil Gjakova, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka.

Related posts

“E DUA SI DJALIN TIM”/ Eto’o: Nëse “Pleshti” do të largohet, Barcelona duhet të ndryshojë emrin

Delo.autor

“SHKON I PARI DHE LARGOHET I FUNDIT NGA STËRVITJA”/ Shikoni rrugëtimin e Mbappe për ëndrrën që ai kishte (VIDEO)

Delo.autor

“FERRARI U PARKUA”/ Ja si mediat polake ironizojnë transferimin e Sadikut

Delo.autor

Leave a Comment