Boks Sport Të tjera

SUPER REVANSHI JOSHUA-RUIZ/ Ja për kë bën tifo Wilder dhe jep propozimin surprizë

Boksieri amerikan Deontay Wilder ka deklaruar se në planet e tij është një duel në Britaninë e Madhe, por pa përmendur se ndaj kujt do ta zhvillojë atë. Gjithsesi, një përballje për unifikimin e titujve kampionë bote ndaj Anthony Joshua, nëse ky i fundit fiton revanshin me Ruiz, duket se është objektivi kryesor i Wilder. Dhe për ta realizuar këtë gjë është gati të udhëtojë e duelojë edhe në Angli.

Amerikani mban titullin e kategorisë WBC dhe është vënë në shënjeshtër edhe nga Tyson Fury, që shprehet se do të duelojnë mes tyre sërish më 22 shkurt, në Las Vegas.

“Joshua duhet të kujdeset që të rikthehet kampion bote dhe më pas të diskutojmë sërish për një unifikim të titujve kampionë bote. Unë jam gati të vij të dueloj në Angli. Kam qenë edhe më praë këtu, në vitin 2012, kur mposhta Audley Harrison”, tha Wilder.

“Në planet e mia është mbrojtja e titullit në Angli, sidomos kur bëhet fjalë për të unifikuar titujt kampionë bote. Divizioni i peshës së rëndë po bëhet shumë interesant, si një festë e madhe me shumë të ftuar. Unë jam nga ata që dua të “vallëzoj” me më të mirët”, u shpreh Wilder.

Related posts

VALVERDE BËHET “SHEKULLOR” NDAJ REAL MADRIDIT/ Ja të gjitha statistikat e trajnerit të “Katalanasve” (FOTO)

Delo.autor

NGA RAPO TEK RAMADANI/ ish-lojtarët e Superiores largohen të gjithe nga klubi kuqezi…

Delo.autor

FLET “TOPI I ARTË” I TË KUQVE/ Pogba do të ishte më i miri në botë nën menaxhimin e Fergusonit

Isa.Autor

Leave a Comment