Sport Të tjera

MESDHETARET E PLAZHIT/ Organizohet nga Komiteti Olimpik Grek, ja delegacioni kuqezi në “Patras 2019”

Në Patras të Greqisë ka nisur edicioni i dytë i Lojërave Mesdhetare të Plazhit, event që organizohet nga Komiteti Olimpik Grek. Në këtë turne Mesdhetar përfaqësohet edhe vendi ynë me 35 sportistë, që do të garojnë në 7 disiplina sportive.

Sipas një informacioni që jep Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), vendi ynë do të marrë pjesë në sportet: Aquathlon, Beachvolley, Fin-Swimming, Mundje plazhi, Rowing Beach-Sprint, Futboll Plazhi dhe Hendboll Plazhi.

Të djelën në mbrëmje është zhvilluar edhe ceremonia e hapjes së këtij eventi Mesdhetar, ku marrin pjesë shtetet që lagen nga Deti Mesdhe. Shqipëria ka pretendime modeste në këtë event, që do të zhvillohet më datat 25-31 gusht.

Delegacioni kuqezi ne Patras 2019

Related posts

Agjenti i Kalinic, kërkon klub për lojtarin e tij

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Mbrojtësi i kombëtares mund të transferohet tek Napoli

Isa.Autor

DUELI I SHEKULLIT/ RONALDO-MESSI replikojnë në distancë me REKORDE të reja

Isa.Autor

Leave a Comment