Sport Të tjera Tennis

GRAND SLAM “US OPEN”/ Serena Williams mposht me lehtësi tenisten Sharapovën

Serena Williams ka mposhtur me lehtësi Maria Sharapovan në US Open.

Dy ish-numrat 1 në botë dhe fituese të këtij turneu, rivale të përjetshme, u përballën që në raundin e parë.

Serena fitoi me lehtësi 2-0 (6-1, 6-1) ndaj ruses, një ndeshje pa histori, që zgjati më pak se një orë. Ndonëse pritej një sfidë më e fortë, tenistja amerikane pati epërsi në fushë, duke e masakruar rivalen ruse, që nuk dha atë që pritej. Kjo është fitorja e 19-të radhazi e Serena Williams ndaj Sharapova.

Tenistja amerikane është duke shpresuar që ta barazojë rekordin e Maragret Court me 24 trofe të fituar, ndërsa ndeshja ndaj Sharapovës zgjati vetëm 59 minuta.

Related posts

CLUB WORLD CUP/ Koronavirusi “gjunjëzon” FIFA-n, ndryshim kalendari për kompeticionin madhor

Delo.autor

VENDI I 4-T DHE TABUJA “SAN SIRO”/ Milani humb identitetin

Delo.autor

Casillas: Messi ma ka nxirë jetën

Sadik.Autor

Leave a Comment