Futboll Sport

ËSHTË BLERJA E FUNDIT E “BARDHEBLUVE”/ Flet Kristi Vangjeli: Nuk e kam tradhtuar Skënderbeun…

Kristi Vangjeli e ka cilësuar një hap të rëndësishëm për karrierën e tij kalimin te Tirana.

Pak para se të prezantohej para tifozëve bardheblu si blerja më e fundit, futbollisti ka folur për “SuperSport” duke treguar ndjesitë e tij.

“Ndjehem shumë mirë, besoj se kam marrë një vendim të mirë për të vazhduar karrierën te klubi i Tiranës. Besoj se do të kem të njëjtët hapa si në vitet e fundit në karrierë, duke arritur majën e objektivin që është titulli kampion.

Atmosfera është jashtëzakonisht e mirë me tifozët, që nga ndeshja e parë. Shpresoj t’i afrojmë sa më shumë që të japim besimin e duhur që të arrijmë objektivin.

Fanella? Edhe klubi në Australi kishte fanellën blu dhe besoj se më shkon shumë, edhe duke parë se kisha sukses atje, e besoj të kem të njëjtin fat e sukses me Tiranën.

Të them të drejtën kam një vit kontratë me presidentin Halili, , që në momentin e parë më ka respektuar, duke pritur mendimet e mia që të kisha pranë familjen. Ka qenë një vendim shumë i vështirë.

Shumë mendojnë se duke ikur nga Korça, mendojnë se e kam tradhtuar, po nuk është kështu. Ka qenë një vendim për të qëndruar pranë familjes dhe Tirana ishte mundësia më e mirë pasi familja është këtu”, tha Vangjeli.

Related posts

U SHPALL KAMPION I ITALISË/ Festa elektrizuese e tifozëve të Interit në Piazza Duomo, nuk mungon as… flamuri shqiptar (FOTO)

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Shkëmbim lojtarësh, mbrojtësi i Kombëtares gati të ndërrohet me një… grek

Delo.autor

SFIDA NDAJ BENEVENTOS/ Trajneri Pirlo: Pres një sfidë të vështirë ndaj një skuadre solide

Delo.autor

Leave a Comment