Futboll Seria A Sport

HEQ DORË NGA ANGEL CORREA/ Milan hidhet në sulm për lojtarin e “Los Blancos”…

Pas shumë e shumë tratativash për të firmosur me lojtarin argjentinas Angel Correa nga Atletico Madrid, skuadra e Milanit ka hequr dorë nga ky afrim, pasi nuk arritën të bindin spanjollët për formulën e transferimit.

Megjithatë merkatoja nuk është mbyllur ende dhe mbrëmjen e sotme Zvonimir Boban pritet të mbërrijë sërish në Madrid, por këtë herë për të negociuar me klubin e Realit të Madridit, për sulmuesin domenikan Mariano Diaz.

Ky i fundit mori numrin 7 të Ronaldos vitin e kaluar, por luajti vetëm 13 ndeshje dhe nuk bindi, ndërsa këtë vit nuk ka zbritur në fushë për asnjë minutë, pasi i janë mbyllur hapësirat nga dyshja Benzema-Joviç.

Oferta e kuqezinjve pritet të jetë ajo e huazimit me të drejtë blerjeje për shifrën e 20 milionë eurove, ndërsa marrëdhëniet mes Milanit dhe Realit janë mjaft të mirë dhe pritet që negociatat të mbyllen me sukses.

Related posts

Luca Marchegiani: Douglas Costan më kujton Salah

Sadik.Autor

Zidane nuk kursen askënd nga yjet për supersfidën me PSG-në

Q.Autor

SHËNON NJË GOL NGA MESI I FUSHËS/ Talenti i Milanit iu jep leksion me këtë “perlë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment