Futboll Seria A Sport

ËSHTË 34-VJEÇ/ Ronaldo i kaloi 92 metra brenda 10 sekondave (FOTO+VIDEO)

Cristiano Ronaldo mund t’i ketë mbushur 34 vjeç, mirëpo ai ende posedon mjaft shumë shpejtësi. Këtë e dëshmoi gjatë fitores së Juventusit me rezultat 4:3 kundër Napolit, duke vrapuar nga njëra portë te tjetra.

Në minutën e 15-të të ndeshjes, Juventusi e pati mundësinë ta nisë një kundërsulm dhe Cristiano Ronaldo vrapoi në fushë me shpejtësinë që e kishte shfaqur veçanërisht gjatë kohës së tij në Manchester United.

Portugezi arriti nga njëra zonë e 16-metërshit te tjera brenda vetëm 10 sekondave, duke shënuar shpejtësi prej 33.12 kilometrash në orë, përderisa Juventusi po tentonte të kalonte nga faza e mbrojtjes në atë të sulmit.

Vetëm vitin e kaluar, në Rusi, Ronaldo ishte më i shpejti në Kupën e Botës, duke i lënë prapa vetes 735 lojtarë në këtë turne. Ai e arriti këtë përmes vrapit të tij në ndeshjen kundër Spanjës, kur shënoi het-trik.

Ndërsa këtë verë, pesë-herë fituesi i Topit të Artë e turpëroi bashkëlojtarin e tij, Gonzalo Higuainin, në një test të shpejtësisë gjatë një seance përgatitore për sezonin e ri.

Related posts

“ËSHTË THELBËSORE…”/ Ronaldo dhe Ibra, përtej limiteve njerëzore. Ky është sekreti i jetëgjatësisë së tyre sportive

Delo.autor

ELIMINIMI NGA “EURO 2020″/ Portieri Neuer: Epoka Low? Ai është një njeri i madh dhe një trajner që…

Delo.autor

“S’E KUPTOJ PSE LUAJNË KËSHTU”/ Mbrojtësi Trippier “shpërthen” kundër Klopp: Do na shkatërronin nëse…

Delo.autor

Leave a Comment