Futboll Kategoria Superiore Sport

MPOSHTET NË MIQËSORE/ Kastrioti humb mes polemikave, Ajazi nuk mjafton ndaj arabëve

Kastrioti nuk ia del as ndaj arabëve. Miqësorja e zhvilluar dje në Gostivar është mbyllur me rezultatin 1-2 në favor të Al Bataeh, skuadër që militon në Ligën e Dytë. Goli i vetëm për formacionin e drejtuar nga Ramazan Ndreu u shënua nga Spartak Ajazi.

Lojtari i afruar gjatë kësaj vere vendosi baraspeshën pas avantazhit të miqve me penallti. Golin e dytë miqtë e shënuan në një pozicion disa metra jashtë loje, që shkaktoi edhe pakënaqësi te krutanët.

NDESHJA

Përballja miqësore me arabët e Al Bataeh nisi afro 45 minuta me vonesë, për shkak se skuadra mike nuk erdhi në kohë në stadium. Megjithatë, pavarësisht këtij fakti, loja nis e qetë. Në të 10-ën miqtë fitojnë një penallti dhe arrijnë të shënojnë. Krutanët e kërkojnë golin me Markun dhe Dacin, por fraksioni i parë mbyllet me fitoren e miqve. Pjesa e dytë nis më mirë për krutanët, të cilët freskojnë edhe skuadrën me nisjen e pjesës së dytë.

I sapofuturi në lojë, Spartak Ajazi, arrin që të barazojë shifrat në të 60-ën. Skuadra e Ndreut shfaqet më kërkuese, mirëpo nuk arrin të shënojë. Atë që s’e bëjnë krutanët, e realizojnë arabët në të 74-ën. Një top nga mesfusha përfundon te sulmuesi i miqve, i cili ishte dukshëm pozicion jashtë loje. Pavarësisht protestave, goli është i vlefshëm për gjyqtarin. Pavarësisht përpjekjeve, shifrat mbetën të njëjta deri në fund.

Related posts

HANDANOVIC NUK BIND/ INTERI po kërkon portier, pas Areolës pëlqehet edhe…

Isa.Autor

PEREZ KËRKON DY YJET E PSG-SË/ Trajneri Tuchel: Besoj në këtë projekt dhe jam…

Delo.autor

Icardi apo Immobile? Harrojini të dy, ky është i sulmuesi që shënon 1 gol çdo 39 min në Seria A

Sadik.Autor

Leave a Comment