Nejmar ishte një nga lojtarët më të kërkuar nga Barcelona në këtë merkato vere, për të cilin tentuan deri në orët e fundit për ta rikthyer në “Kamp Nou”.
Edhe dëshira e sulmuesit ishte të kalonte në Spanjë, pasi ia u kishte bërë të ditur drejtuesve të PSG-së se dëshironte të largohej nga “Parc de Prince”. Megjithatë drejtuesit katalanas nuk mundën të arrijnë një marrëveshje me francezët dhe tani që merkato është mbyllur, një transferim i Nejmarit në La Liga është i pamundur.
Gjithsesi sipas asaj që shkruan “Mundo Deportivo”, drejtuesit e Barcelonës kishin tentuar të transferojnë një lojtar tjetër brazilian pasi deshtuan me Nejmarin. Bëhet fjalë për lojtarin e Totenhemit, Lukas Moura, të cilin spanjollët e pëlqenin shumë dhe nisën kontaktet me klubin e tij në orët e fundit të merkatos.
Pavarësisht kësaj transferimi dështoi dhe shkak për këtë u bënë kërkesat e “Spërsave”, të cilët kërkonin 45 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin, shumë kjo që konsiderohej e lartë nga Barcelona.
PANORAMASPORT.AL

