Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Penalitete për dy pilotët e Red Bull, në Monza nisen nga vendi i fundit

Max Verstappen do ta nisë garën e Çmimit të Madh të Italisë, që zhvillohet këtë fundjavë në Monza, nga vendi i fundit. Piloti i Red Bull do të montojë në njëvendëshen e tij motorin e katërt sezonal, çka e penalizon atë. Çdo pilot ka të drejtë të përdorë 3 motorë gjatë sezonit dhe çdo motor shtesë vjen me dënime në start.

E njëjta situatë edhe për makinën tjetër Red Bull, atë që pilotohet nga Pierre Gasly. “Të dy do ta nisin garën nga vendi i fundit. Gjithsesi, jam i sigurt se të dy do të bëjnë një garë të mirë”, tha Chris Horner, shefi i Red Bull.

“Kjo është një pistë historike në Formula 1, e shpejtë dhe që të jep mundësi të parakalosh. Është gara e fundit në Europë, ndaj jemi gati për sfidë, pavarësisht se do të nisemi nga fundi”, tha Horner.

Related posts

FITON ME “DOPIETË” ALAVES/ Valencia dhe një përmbysje që “DËRGON” “Los Blancos” në…

Delo.autor

“KA DIÇKA TË LINDUR”/ Ish-lojtari Valdano: Ai do të bëhet një nga trajnerët më të mirë të historisë

Delo.autor

E frikshme/ As ndërhyrjet HORROR nuk jepen penallti

Isa.Autor

Leave a Comment