Futboll Seria A Sport

U LARGUA NGA MILAN NË FUND TË SEZONIT/ Mesfushori Bertolacci drejt transferimit tek gjiganti i Serie A…

Andrea Bertolacci mbylli kontratën në fund të sezonit me Milanin dhe tani është një lojtar i lirë.

Mesfushori prej kohësh është në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën e tij. E ardhmja e tij mund të jetë në Bergamo, pasi interes për të kohët e fundit ka shfaqur Atalanta.

Sipas asaj që shkruan “L’Eco di Bergamo”, zikaltërit janë në kërkim të një mesfushori dhe kanë nisur kontaktet me 28-vjeçarin. Edhe pse merkato tashmë është mbyllur, Bertolaci është një lojtar pa kontratë dhe mund të kalojë te cila skuadër ai dëshiron.AC Milan v Cagliari Calcio - Serie A

Në rast se mesfushori do të kalojë te Atalanta, atëherë ai aty do të bashkohej me trajnerin Gasperini, me të cilin ka punuar edhe më parë kur të dy ishin pjesë e Xhenoas.

Related posts

PO RILIND/ Morata: Nuk e mendova kurrë LARGIMIN nga Chelsea, dua të fitojë…

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Spanjë-Ishujt Faroe, nis pjesa e dytë. Rezultati 1-0

Delo.autor

TËRHIQET NGA FUTBOLLI/ Ja kur do t’i bëhet Iker Casillas ceremonia e lamtumirës

Delo.autor

Leave a Comment