Futboll Sport

“AZZURRËT” TRIUMFOJNË ME VUAJTJE/ Bonucci dhe Belotti i japin fitoren ndaj Armenisë (VIDEO)

Italia ka fituar ndeshjen e pestë të kualifikueseve të Euro 2020 dhe të nëntën radhazi në të gjithë kompeticionet. Ecuri me rekord vazhdon, pasi asnjëherë tjetër Azzurri-t nuk kishin fituar kaq shumë ndeshje radhazi.

Këtë herë viktima ishte Armenia, e cila është mposhtur brenda me rezultatin 3-1.

Italia e nisi më mirë se vendasit, por një gabim në mesfushë nga Barela i dha mundësinë armenëve të bënin një kundërsulm të shpejtë i cili finalizohet me shumë klas nga Karapetian.

Sulmuesi ka kryer një goditje fantastike duke befasuar Bonucci-n dhe portierin Donnarumma. Megjithatë, Andrea Belotti rikthen barazimin me golin e tij në minutën e 28’ të takimit.

Autori i golit të parë për vendasit ka marrë kartonin e dytë të verdhë në kohën shtesë të pjesës së parë. Përsëritjet treguan qartë se Bonucci ka simuluar duke bërë sikur kundërshtari e kishte goditur në fytyrë me bërryl, por nuk ishte ashtu.

Pas pushimit, armenët u munduan me të gjitha forcat të ruanin pikën, por dy golat e shpejtë në të 77’ dhe 80’ i kanë dhënë fitoren e radhës italianëve. Golat janë shënuar nga Pellegrini dhe Belotti.

Related posts

KONFIRMIMI NË SOUTHMPTON/ Broja gati për Shqipërinë, luan në Wembley

Delo.autor

“CR7? NË FILLIMET E TIJ TEK JUVENTUS…!”/ Montezemolo zbulon detajet për Ronaldon

Delo.autor

NGA FERRI NË PARAJSË/ MARTIAL hiqet nga merkatoja, Man United i ofron…

Isa.Autor

Leave a Comment