Futboll Sport

U SHPALL KAMPIONE E BOTËS ME SHBA PËR FEMRA/ Alex Morgan sulmon CR7: Ronaldo ka fshehur shumë histori me…

Futbollistja kampione bote, Alex Morgan, ka sulmuar Cristano Ronaldon.

Ajo nuk ka vendosur në dyshim cilësitë e tij si futbollist, por si njeri. Morgan mendon se portugezi ka fshehur shumë histori me paratë e tij.

“Femrat sot flasin dhe është e rëndësishme t’i dëgjojmë. Shumë pyesin se kush ka të drejtë në çështje të tilla, por kur dëgjon për historitë e Ronaldos, mendoj se ka shumë përpjekje për t’i fshehur dhe në fund paratë fshehin gjithçka.

“Është e rëndësishme të mbështesim femrat që nuk janë në situatë të mirë dhe nuk kanë mbështetje. Nuk po them që Ronaldo nuk është ndër më të mirët e botës si futbollist, nuk ka të bëjë me këtë. Një gjë është të jesh sportist i mirë dhe tjetër gjë si njeri dhe çfarë ke bërë”, – tha ajo.

Alex Morgan u shpall kampione e Botës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për femra.

Related posts

Chiellini nuk përmbahet pas kualifikimit heroik me Tottenhamin

Q.Autor

“PENDOHET” RONALDO/ Irina SHAYK, me të KUQE në prag Krishtlindjesh (FOTO)

F.autor

“JAM RIKTHYER”/ Haaland tremb rivalët. “Bisha” realizon “tripletë”. Nuk ka shpëtim për Chelsea-n, i thyen edhe Nottingham

F.autor

Leave a Comment