Futboll Sport

SFIDA NDAJ KOMBËTARES/ Flet kapiteni Gunarson: Shqipëria dhe Islanda janë të barabarta, “luftojmë” për…

Kapiteni i Islandës, Aron Gunarson, ishte i pranishëm në konferencën e sotme për shtyp, në prag të sfidës së nesërme ndaj Shqipërisë, teksa u shpreh se islandezët do të futen në fushë për 3 pikë.

Sipas Gunarson, Shqipëria u dëmtua nga humbja me Francën, teksa nesër në “Elbasan Arena” pritet të ketë luftë sportive.

“Nuk mund të them se është vendimtare për kualifikim, pasi ne gjithnjë mendojmë për ndeshjen e radhës. E dimë që Shqipëria u dëmtua nga humbja me Francën dhe do jetë e vështirë, është e vështirë me ju, do ketë luftë sportive. Jemi të barabarta si ekipe dhe të luftojmë secila për të marrë më të mirën nga kjo ndeshje.

Të shohim nëse janë rivalë. Kur të përfundojnë ndeshjet, sepse është mjaft i ngjeshur si grup. Do luajmë për tri pikët dhe do japim me të mirën. Por, ky është një grup i fortë me skuadra të mira”, u shpreh Gunarson.

Related posts

SPEKTAKËL NË “SAN SIRO”/ Milan mposht me “POKER” Kampionët e Italisë

Delo.autor

BABAI I MOISE KEAN PREMTON “SURPRIZA”/ Talentin e Juventus e kërkojnë në Premier League tek…

Delo.autor

​BËHET GATI LISTA TEK “KATALANASIT”/ Trajnerët që mund ta zëvendësojnë Valverden në Barcelonë…

Delo.autor

Leave a Comment