Futboll Sport

EURO 2020/ Pavarësisht mungesave, Gjermania ia del ndaj Irlandës së Veriut

Gjermania ka mposhtur Irlandën e Veriut me rezultatin e ngushtë 2-0 falë golit spektakolar të Halstenberg dhe Gnabry në fund të takimit.

Ishte një tjetër paraqitje jo bindëse e katër herë kampionëve të botës ndaj një skuadre e cila është tepër e fortë fizikisht, por ka mangësi të mëdha në fazën sulmuese.

Statistikat flasin qartë për gjermanët, por rastet e skuadrës së Low nuk u konvertuan në gol, diçka që ka ndodhur shpesh kohët e fundit çka tregon se mungon një sulmues tipik goli si Klose.

Gjermania ngjitet në krye të renditjes duke kaluar pikërisht Irlandën e Veriut, e cila ka pësuar humbjen e parë të kualifikueseve.

Related posts

RRËFIM I PAZAKONTË/ Zbulon mesfushori holandez: Klopp veshi mbathjet e Ronaldos para…

Delo.autor

TRONDITET BOTA E SPORTIT/ Gjendet i pajetë në shtëpinë e tij legjenda e boksit, disa javë para rikthimit të tij në ring

F.autor

Izraeli “kërcënon” Shqipërinë para Ligës së Kombeve, emëron trajnerin e ri

Isa.Autor

Leave a Comment