La Liga

LA LIGA/ James: Ronaldo tha gjëra që nuk duhej t’i thonte

James Rodriguez, i cili është në huazim dyvjeçar te Bayern Munich nga Real Madridi, ka komentuar rreth deklaratave kontroverse të Cristiano Ronaldos pas humbjes së gjigantit spanjoll nga Tottenham në Ligë të Kampionëve muajin e kaluar.

Pasi skuadra e Zinedine Zidane humbi 3-1 ndaj Spurs në “Wembley”, Ronaldo edhe publikisht u ankua rreth asaj që ai beson se është mungesë e përvojës në skuadrën aktuale të Real Madridit, transmeton Express.

Ronaldo pati thënë pas humbjes: “Nuk mund të thuash se kjo skuadër është më e dobët, por mbase ka më pak përvojë dhe të gjithë e kemi se sa e rëndësishme është përvoja në futboll”.

Ronaldo u ankua për shitjet e James Rodriguez, Pepe dhe Morata.

Ramos i reagoi duke e kritikuar yllin portugez dhe duke i mbrojtur të rinjtë e Realit.

E tani, edhe Rodriguez ka dhënë mendimin e tij për këtë çështje.

“Ata po kalonin nëpër një periudhë të vështirë dhe u thanë gjëra që s’është dashur të thuheshin. Mendoj se Real Madridi ka lojtarë shumë të mirë, të cilët do ta bëjnë një sezon të mirë. Ata do ta gjejnë një mënyrë për të dalë nga forma e dobët”, ka thënë Rodriguez.

Related posts

Luis Enrike: Unë, antimadrilen? Ata që më kritikojnë i dua shumë

Isa.Autor

“Ekspert” i goditjeve të dënimit, ylli shqiptar “lë shenjë” në miqësore me LEVANTEN

Isa.Autor

E ARDHMJA E KAPITENIT LARG REAL MADRID/ Sergio Ramos tundohet nga oferta në Kinë, ja shifra e “çmendur”

Delo.autor

Leave a Comment