Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Flet Lewis Hamilton: Avantazhi me rivalët është i madh, dy fitoret e Leclerc nuk…

Lewis Hamilton, kryesuesi i botërorit të Formula 1, beson se dy fitoret e Charles Leclerc me Ferrari në dy garat e fundit nuk kanë për ta përmbysur renditjen. Britaniku i Mercedes ka 102 pikë më shumë se monogasku, ndërkohë që kanë mbetur edhe 7 gara nga mbyllja e botërorit.

“Unë përpiqem të bëj më të mirën në çdo garë. Avantazhi që kam me rivalët është i madh dhe më jep mundësinë të garoj i qetë. Natyrisht nuk do “të fle mbi dafina”, por nuk kam pse rrezikoj”, tha Hamilton.

Rivali më i afërt në renditje për pilotin e Mercedes është shoku i tij i skuadrës, Valtteri Bottas, me 63 pikë më pak. “Në Itali, Bottas ishte më i shpejtë se unë dhe pavarësisht se unë dola jashtë piste ai do të më parakalonte. Natyrisht që kur kryeson duhet të kesh gjithçka nën kontroll edhe shokun e skuadrës”, tha Hamilton.

Related posts

PLOT BEFASI/ Barcelona – Alaves, publikohen formacionet zyrtare

Isa.Autor

REVOLUCION TEK ARSENALI NË VERË/ Ja 7 titullarët me valixhet gati që largohen në fund të sezonit

Delo.autor

Trajneri i Suedisë: Portieri i Anglisë bëri diferencën, mund të ishim kualifikuar ne

Isa.Autor

Leave a Comment