Futboll Sport

U TRANSFERUA TEK KAMPIONËT E TURQISË/ Radamel Falcao debuton me gol me Galatasarayn

Sulmuesi kolumbian, Radamel Falcao, u prit si hero nga tifozët e Galatasarayt, në momentin e transferimit te kampionët në fuqi të Turqisë.

Plot 25 mijë tifozë të Gallatës shkuan në aeroport për t’i uruar mirëseardhjen bomberit 33-vjeçar.

Falcao ua ka shpërblyer më së miri këtë respekt tifozëve të skuadrës së tij, teksa gjeti rrugën e rrjetës në debutim.

Kolumbiani kaloi në avantazh Galatasarayn në minutën e 38-të në sfidën e sotme ndaj Kasipasha.

I ndihmuar edhe nga devijimi i mbrojtësit, Falcao arriti të tundte rrjetën duke e nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën turke.

Related posts

E KËRKON ME NGULM/ Conte e gjen brenda skuadrës yllin që i duhet Inter, ja emri

Delo.autor

“U BË MIK I VËRTETË…”/ Reagimi i Ronaldinhos pas takimit emocional me Messin (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Pas dorëheqjes së Vukiçeviç, Laçi emëron trajnerin e ri të klubit. Ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment