Futboll Seria A Sport

PAS BARAZIMIT NË “PAQE” NDAJ ZONJËS SË VJETËR/ Flet Ribery: Prandaj kam ardhur te Fiorentina…

Franck Ribery ka parë përmirësime teksa Fiorentina ka barazuar 0-0 ndaj Juventusit dhe i ka thurur elozhe tifozëve.

Viola ka marrë pikën e parë të sezonit pas humbjeve me Napolin dhe Genoa-n. Pas ndeshjes, kjo ishte deklarata e francezit.

“Jam shumë i lumtur sepse kanë kaluar tre muaj që kur kam luajtur një ndeshje të plotë dhe shkoi mirë. Po mundohem të gjej formën time më të mirë dhe ky ishte një hap përpara.

Bëmë çmos për të shënuar, por Juve është një skuadër e fortë dhe gjithashtu ishte shumë nxehtë. Po punojmë së bashku dhe shpresojmë që ndeshjen tjetër ta fitojmë.

Tifozët? Ata janë të mrekullueshëm, prandaj kam ardhur te Fiorentina.”

Related posts

Messi: Dua të përmirësoj veten dhe nuk konkurroj me askënd, as me Ronaldon

Sadik.Autor

TRAGJIKE/ Bota e sportit “ndez qirinjtë”, vdes në moshën 18-vjeçare sportistja…

Isa.Autor

DAMBROSIO NË PORTË DHE BROZOVIC NË MBROJTJE/ E përditshmja sportive bën lëmsh formacionin e INTERIT (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment