Futboll Kategoria Superiore Sport

DOPIETA E FILIT NDERON LUFTËTARIN/ Gjirokastritët “zhytin” Flamurtarin në krizë

Luftëtari i Gjirokastrës arriti që të marrë fitoren e parë në kampionat, teksa në shtëpi mundi me shifrat 2-1 Flamurtarin, teksa të dyja ekipet vinin me 0 pikë në këtë takim.

Pjesa e parë në Gjirokastër u mbyll pa gola, teksa që në fillim ishin vendasit që e kërkonin më shumë golin, por pa sukses.

Me nisjen e së dytës, ishte Fili që gjeti menjëherë golin në minutën e 53-të. Deliaj shkakton faull brenda zone, dhe nga pika e bardhë nuk gabon Fili.

Gjithsesi, vetëm pak minuta më pas, në të 72-tën, Sukaj i shpëton mbulimit në qendër të zonës, dhe mposht Paiteris me kokë, duke vënë baraspeshën në Gjirokastër.

Teksa duket se ekipet do ndanin nga një pikë, nuk ishte i këtij mendimi Fili. Sulmuesi gjeti golin e dytë personal pak minuta para mbylljes së takimit, duke i dhënë avantazhin Luftëtarit, dhe kështu fitoren e parë në kampionat, që sjell edhe 3 pikët e para. Nga ana tjetër, ekipi i Sadedinit mundet sërish dhe në krizë të plotë, e sheh veten në vendin e fundit me 0 pikë.

Related posts

11 statistika të jashtëzakonshme nga sezoni i Salah me Liverpool

Sadik.Autor

GARA 12-ORËSHE NË ABU DHABI/ Valentino Rossi në podium me një Ferrari

Delo.autor

KËRKOHET NGA REAL MADRID/ Ja çfarë thotë ylli i Ajaxit për të ardhmen e tij

Delo.autor

Leave a Comment