Futboll Seria A Sport

“BOMBERI” KROAT VENDOS TË LARGOHET NGA TORINO/ Mandzukic pranon ofertën e këtij klubi

Edhe pse ka qenë një nga lojtarët që aktivizohej më shumë nga Massimiliano Allegri për shkak edhe të përshtatshmërisë së tij në shumë role të sulmit, me largimin e teknikut livornez dhe ardhjen e Sarrit, Mario Mandzukic ka humbur shumë shkallë në hierarkinë e sulmit të skuadrës bardhezi, duke zbritur në rreshtin e fundit.

Për këtë arsye bomberi kroat ka vendosur të largohet nga Torino që në shtator, pasi nuk dëshiron të ngrohë stolin.

Mesa duket Mandzukic i ka thënë po ofertës që i ka mbërritur nga Katari, teksa ka pranuar të transferohet te skuadra e Al-Gharafa.

Në Katar 33-vjeçari do të përfitojë 6 milionë euro në sezon, ndërsa në arkat e Juventusit për kartonin e lojtarit Al-Gharafa do të derdhë 10 milionë euro.

Related posts

BARCELONA-ALAVES/ Pas një asist nga Alba, Depay ndëshkon për “Katalanasit” me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

MILAN KËRKON TË RINGRIHET, INTERI DO HAKMARRJEN/ Sonte derbi i Madoninës, pritet debutimi i Walker dhe Asllani në stol

F.autor

VLERËSIMET E LOJTARËVE TEK BARCELONA/ Neymar, Neymar, Neymar … por çfarë të themi për Dembele?

Delo.autor

Leave a Comment