Futboll Sport

JORDI ALBA U DËMTUA NDAJ DORDMUNDIT/ Ja sa do t’i mungojë Barcelonës

Barcelona humbet Jordi Albën për 2 deri në 3 javë. Mbrojtësi i krahut të majtë pësoi një dëmtim muskulor në ndeshjen e kësaj të marte në Champions League ndaj Borussias së Dortmundit, duke u larguar nga fusha e lojës përpara kohe.

Alba ka problem në bicepsin femoris të kofshës së majtë dhe duhet të qëndrojë jashtë fushave për 2 deri në 3 javë.

Jordi Alba humbet kështu tre sfida të La Ligas, ato ndaj Granadas, Villareal dhe Getafes.

Nëse ja del të rikuperohet për 2 javë mund të jetë gati për takimin e 2 tetorit ndaj Interit në Champions League ose maksimumi në ndeshjen e fundit të kampionatit para ndalesës së kombëtareve, atë ndaj Sevillas.

Related posts

Formacionet zyrtare/ Brazili me të gjithë yjet, Zvicra hedh 4 shqiptarë në fushë

Sadik.Autor

U dëmtua në stërvitje, Sergio Aguero dy javë jashtë

Q.Autor

LIVE/ Po luhet derbi Tirana-Partizani. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment