Futboll Sport

E BUJSHME/ Valon Berisha gjen shkakun e humbjes së Lazios në Europa League

Mesfushori i Lazios, Valon Berisha, ka komentuar humbjen nga Cluj në Europa League.

Skuadra italiane ishte në epërsi të një goli, por u përmbys nga rumunët në humbjen 2-1.

“Kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne”, deklaroi Berisha për uebfaqen zyrtare të Lazios.

Mesfushori i Kosovës e nisi ndeshjen si titullar për t’u zëvendësuar në minutën e 67-të.

“Pjesën e parë e luajtëm mirë, shënuam gol dhe kaluam në epërsi. Pastaj kemi pësuar gol nga një penallti e dyshimtë, kurse në pjesën e dytë kishim telashe edhe për shkak të atmosferës në stadium”, shtoi ai.

“Pasi pësuam golin e dytë, të gjithë e dinim se çfarë ndodhi”, theksoi Berisha.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Premier ka një ide të çmendur për mbylljen e sezonit

Delo.autor

LAZIO – JUVENTUS/ “Los Blancos” kalon në avantazh, shënon Ronaldo nga pika e bardhë

Delo.autor

U THA SE ËNDËRRON TË LUAJË TEK REAL MADRID/ Sulmuesi Rashica tallet: Pse po rreni?

Delo.autor

Leave a Comment