Futboll Sport

FUNDOS NEYMAR/ Del Bosque zgjedh pasardhësin e “Pleshtit” dhe Ronaldos, ja emri

Vicente del Bosque ka zgjedhur pasuesin e Messit dhe Ronaldos që prej më shumë se një dekadë po dominojnë futbollin botëror.

Në një intervistë interesante për Cadena SER, ish-trajneri i Spanjës thotë që Mbappe në të ardhmen do të bëhet lojtari më i mirë në botë.

Neymar? “Jo, ai bën gjëra që nuk duhen bërë dhe nuk është një shembull i mirë. Megjithatë, mbetet një futbollist fantastik”, tha fillimisht ai.

“Mbappe ka cilësitë e duhura për të qenë pasardhësi i Messi-t dhe Ronaldo-s, duhet vetëm të përmirësojë disa aspekte të lojës së tij”, ka përfunduar Del Bosque.

Kujtojmë që ditën e hënë FIFA shpërbleu Lionel Messi me çmimin “The Best”, si lojtari më i mirë i vitit 2019. Ky vendim ka krijuar shumë polemika, sidomos nga tifozët e Cristiano Ronaldos.

Related posts

Griezmann tha se do të qëndronte, por gjesti i tifozëve mund t’i ketë ndryshuar mendjen

Sadik.Autor

PËRGATIT RIKTHIMIN E BUJSHËM NË FUSHË/ Legjenda Eto’o: Firma është afër

Delo.autor

LËSHON “TENTAKULAT” NË ANGLI/ Milani kërkon të “rrëmbejë” talentin 22-vjeçar…

Delo.autor

Leave a Comment