Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PAS VEPRIMIT TË TURPSHËM/ Flet sulmuesi Grezda: Kërkoj falje që pështyva kundërshtarin…

Eros Grezda po kalon një periudhë të vështirë tek skuadra e Rangers.

Sulmuesi anësor i Shqipërisë ka kërkuar falje pas gjestit të pahijshëm të bërë ditëve të fundit, ku pështyu lojtarin kundërshtar të Ballymena United, Andreë Burns, gjatë ndeshjes së U-21.

Ky veprim i Grezdës ka bërë që trajneri i Rangers, Steven Gerrard ta dënoj shqiptarin duke mos e aktivizuar në ekipin e parë skocez.

Nuk ka vonuar shumë dhe gjakovari ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të kërkuar falje për veprimin e tij.

“E pranoj plotësisht që të pështysh është e shpifur, por ka gjithmonë dy anë të historisë. Kërkoj falje për veprimet e ditëve të fundit”, ka shkruar Grezda në ‘Instastory‘.

Related posts

MBAPPE NË QENDËR TË KRITIKAVE/ Deschamps i del në mbrojtje: Nuk është robot, ka nevojë për…

Delo.autor

DEBUTIM ME FITORE/ SARRI zbulon “PENGUN” më të madh në KARRIERË

Isa.Autor

BETIS-BARCELONA/ Messi kërkon fitoren për të vazhduar rrugën drejt titullit (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment