Futboll Seria A Sport

I DHA FUND FUTBOLLIT NË 2018/ Legjenda Totti: Në tregun e sotëm do të vleja 200 milion euro

Francesko Totti, legjenda e Romës i dha fund futbollit të luajtur në qershor të vitit 2018.

Pas 25 vitesh te Roma, me 786 ndeshje dhe 307 gola, Totti vendosi t’i varte këpucët, për të filluar një jetë të re, larg fushave të futbollit.

Totti është futbollisti më i madh që ka pasur ndonjëherë Roma. Ai kurrë nuk ka dashur të largohet nga kryeqyteti italian, edhe pse në vitin 2004 ka pasur ofertë edhe nga Real Madrid.

Oferta e Real Madridit, edhe pse ishte e madhe, që e bënte Tottin lojtarin më të paguar në botë, u refuzua nga futbollisti italian.

Totti, në një intervistë dhënë së fundi, ka deklaruar se vlera e tij sot në futboll, do të ishte të paktën 200 milionë euro. “Sa do të kushtonte Totti në tregun aktual?”, ishte pyetja për italianin. “Rreth 200 milionë”, u përgjigj ai me besim.

Related posts

Ish-gjyqtari spanjoll: Penalltia e dytë e Realit nuk ekzistoi

Delo.autor

E PABESUESHME/ CIES nxjerr blof Juven: Kjo është vlera reale e RONALDOS

Isa.Autor

FOTO/ E kishin harruar zborin në Shqipëri. Dy kuqezinjtë i nënshtrohen për 4 ditë në Zvicër

Q.Autor

Leave a Comment