Futboll Gossip Sport

“MË MIRË VETËM SESA E SHOQËRUAR”/ Hygerta Sako flet për jetën private (FOTO)

Hygerta Sako është një nga figurat më të njohura televizive në Shqipëri. Ajo mori famë kur u shpall “Miss Albania” në 1995 dhe pas këtij momenti nisi karriera e saj në televizion. Sako është prej kohësh e divorcuar, marrëdhënie prej së cilës ka një vajzë të quajtur Ana.

Pak ditë më parë e ftuar në emisionin “Rudina” në TV “Klan” moderatorja nuk i shpëtoi pyetjes së drejtueses së emisionit Rudina Magjistari, nëse është “single” apo e dashuruar. Sako tha se është “single” dhe shtoi se është më mirë vetëm se e keqshoqëruar.

Hygerta

Rudina Magjistari: Për çfarë je më shumë mirënjohëse?

Hygerta Sako: Unë jam shumë mirënjohëse për shëndetin dhe njerëzit që më rrethojnë. Kam një familje të mrekullueshme, një vajzë që e adhuroj për atë që është, kam mikesha shumë të mira që i dua shumë dhe në këtë rreth të ngushtë jam shumë e lumtur. Jam e rrethuar nga dashuria. Kjo është një frazë të cilën edhe ma keqinterpretuan për ditëlindje duke thënë se jam e dashuruar. Por nuk ka gjë se jemi mësuar tashmë.

Hygerta2

Rudina Magjistari: Meqë ra fjala je “single” apo e dashuruar?

Hygerta Sako: Jam “single”. Më mirë vetëm sesa e keqshoqëruar. Jam me këtë parim. Derisa të vijë personi special më mirë “single”, sepse flemë rehat dhe nuk kemi problem.

hygertaaa sako

Related posts

Huliganët ukrainas dhe rusë në gjueti për tifozë anglezë në Botëror

Sadik.Autor

NUK KA DILEMA/ Merret vendimi përfundimtar për “Topin e Artë” për këtë vit

Delo.autor

Benzema ikën nga Real, por kush do ta zëvendësojë?

Sadik.Autor

Leave a Comment