Futboll Seria A Sport

PLANET DHE RISITË NË EKIP/ Sarri e ka gati formacionin për ndeshjen ndaj Spal

Pasi ka humbur De Shiljon për çështje dëmtimi, Mauricio Sarri ka parë t’i largohet nga ekipi edhe Aleks Sandro (leje për ndarjen nga jeta të të atit). Në këto kushte trajneri bardhezi mund të improvizojë në repartin mbrojtës për ndeshjen e sotme ndaj SPAL-it.

Image

Risia mund të jetë Blez Matuidi, i rreshtuar si mbrojtës i majtë. Një tjetër variant mund të jetë spostimi i Kuadrados në të majtë, teksa në të djathtë të aktivizohet Demiral me De Ligt e Bonuçi në qendër.

Image

Përveç Ronaldos që planifikohet titullar, planet e Sarrit janë në zhvillim të vazhdueshëm, aq më tepër që një fitore sot në 15:00 do të lejonte një punë më të qetë në kuadër të ndeshjes me Leverkusenin në Champions (të martën).

Related posts

VJEN ZYRTARIZIMI I SHUMËPRITUR/ Një tjetër yll zbarkon në Premier tek Chelsea (VIDEO)

Delo.autor

TELASHE PËR TRAJNERIN CONTE/ Bie pre e një mashtrimi që i kushton 30 milionë euro

Delo.autor

Eleminimi nga Kupa e Botës/ Paulo Dybala ka thyer më në fund heshtjen (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment