Futboll Seria A Sport

U PËRFOL SE DO TË BLINTE MILANIN/ Arnault mohon gjithçka: Kemi respektin maksimal për këtë klub, por…

Kohët e fundit qarkullojnë lajme se Fondi Eliot është pranë shitjes së Milanit te pronari i “Louis Vuitton”, Bernard Arnault.

Thuhet se francezi ishte i gatshëm të paguante  960 milionë euro, për të marrë në pronësinë e tij klubin italian.

Megjithatë për këtë ka reaguar vetë djali i 70-vjeçarit, Antoni Arnault, i cili nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ka përgënjeshtruar gjithçka në lidhje me këto zëra: “Të nderuar tifozë të Milani, po e shkruaj këtë mesazh për t’i dhënë fund thashethemeve, që familja ime interesohet për të marrë Milanin. Ne kemi respektin maksimal për këtë klub, por ne kurrë nuk kemi qenë në kontakte me asnjë person nga klubi, siç thuhet në disa lajme. Asnjeherë nuk kemi qenë të interesuar të investojmë apo të blejmë Milanin. Nuk e dimë se nga vijnë këto thashetheme.”, shkruan Antoni Arnault.

Në këtë mënyrë i jepet fund lajmeve, në të cilat thuhej se “Djalli” do të ndërronte përsëri pronësi, teksa vetëm para një viti kaloi nga kinezët te Fondi Eliot.

Related posts

MANCHESTER UNITED-ROMË/ Pogba dhe Solskjaer: Duam trofeun, e dimë sa e rëndësishme është…

Delo.autor

UDINESE-INTER/ Të dy ekipet kërkojnë fitore me çdo kusht, arsyeja… (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Sulmuesi Vassell realizon golin e javës në FA Cup (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment