Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Provat Zyrtare: Leclerc për rekord, lë pas sërish kampionin e botës (FOTO)

Është momenti i Charles Leclerc në Formlulën 1, pasi piloti francez i Ferrarit arriti të regjistrojë kohën më të shpejtë në provat zyrtare të Sochit në Rusi, duke siguruar “pole position”-in e katërt radhazi për këtë sezon.

Ashtu si një javë më parë në Singapor, edhe sot djaloshi francez arriti të lërë pas vetes kampionin në fuqi të botës, Lewis Hamilton, që do niset i dyti nesër dhe do të kërkojë rikthimin te fitorja që i mungon prej disa garash.

Vlen të theksohet se renditja deri në vendin e pestë, është njësoj si në Singapor, pra me Vettel që do të niset i treti, Verstappen i katërti dhe Bottas i pesti.

Related posts

NBA/ LeBron e Giannis bëjnë liderin, fitore edhe për Phoenix e Brooklyn

Delo.autor

Mesfushori francez snobon PSG, qëndron në Premier League edhe pa Champions

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Spanjë-Ishujt Faroe. Rezultati 4-0

Delo.autor

Leave a Comment