Futboll Seria A Sport

SUPER BERISHA NUK MJAFTON/ Dyshja Pjanic-CR7 mposht Spal dhe rimerr kreun

Juventusi ka mposhtur me rezultatin 2-0 SPAL-in e Etrit Berishës në sfidën e vlefshme për javën e 6-të të Serisë A, duke u rrëmbyer përkohësisht kreun e renditjes me 16 pikë.

Ishte boshnjaku Miralem Pjaniç që në minutën e 45-të, mposhti Berishën me një goditje mjeshtërore nga jashtë zone, duke i dërguar të tijët në dhomat e zhveshjes, me avantazhin 1-0.

Pavarësisht përpjekjeve skuadra e SPAL-it nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës, teksa në minutën e 78-të, ishte Kristiano Ronaldo, që me një goditje të saktë me kokë mposhti për herë të dytë Etrit Berishën, duke i siguruar një fitore tepër të rëndësishme “Zonjës së Vjetër”. Kujtojmë që në sfidën e radhës, Juventusi do të përballet në transfertë ndaj Interit!

Related posts

PAS BARAZIMIT ME KAMZËN/ Trajneri Shkëmbi: Nuk e prisnim këtë rezultat, por jam i…

Delo.autor

ZINEDIN ZIDANE REFUZOI POSTIN E TRANJERIT/ Por për drejtorin e përgjithshëm ka një kusht…

F.autor

KA MAHNITUR ME PARAQITJEN E TIJ/ Juventusi ofertë “alla Lokateli” për yllin e Sasuolos

F.autor

Leave a Comment