Futboll Sport

E PABESUESHME NGA TAJLANDA/ Shënojnë gol me roveshatë, futbollistët e godasin topin njëkohësisht (VIDEO)

Të shënosh një gol me roveshatë është e vështirë për një futbollist, por akoma më e vështirë është kur dy lojtarë bëjnë të njëjtën lëvizje.

Një gol me të vërtetë spektakolar është shënuar në kampionatin tajlandez, gol për të cilin nuk dihet se kush ishte lojtari që e shënoi.

Në përballjen midis Nakhon Ratçasima-Buriram, lojtarët vendas kanë bërë një finalizim perfekt në minutën e 94’ të ndeshjes.

Pas një krosimi të marrë nga e djathta, dy futbollistë njëkohësisht kërcejnë dhe e godasin topin me roveshatë duke e çuar në rrjetë. Një gol me të vërtetë shumë i bukur, por skuadrës vendase i vlejti vetëm për statistikë, pasi u mposht me rezultatin 2-3.

Për më shumë shikoni videon:

Related posts

“TËRMET 7 BALLË” NË PARIS/ PSG “likujdon” Brest, Dortmund mjaftohet me barazim për të siguruar kualifikimin

F.autor

“DO TË MBLIDHEMI TË…”/ Spikeri hiqet si presidenti i Sampdorias, Marotta mashtrohet për blerjen e Galjardinit

Delo.autor

DËSHTIMI NË CHAMPIONS/ Këto mund të jenë 2 largimet e para nga Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment