Futboll Seria A Sport

CALABRIA ME REKORD NEGATIV TEK MILAN/ Akush si ai në Europë, ja statistikat katastrofë

Milani nuk po kalon një formë të mirë në këtë fillim sezoni, teksa kanë marrë vetëm 3 fitore në 7 ndeshej, e fundit ishte dje me Genoan.

Megjithatë sikur të mos mjaftonin këto, kuqezinjtë duhet të përballen edhe me disa mungesa për shkak të kartonave. Davide Calabria u ndëshkua me karton të kuq në sfidën e djeshme,  teksa e la skuadrën e tij me 10 lojtarë për rreth 15 minuta.

Ky ishte kartoni i dytë i kuq për lojtarin në këtë sezon, teksa një tjetër e kishte marrë edhe në ndeshjen me Helas Veronën.

Calabria, është i vetmi futbollist në 5 ligat më të forta të Europës, i cili ndëshkohet me dy kartonë të kuq në këtë fillim sezoni. Një rekord negativ ky për 22-vjeçarin, i cili nuk duket në një formë të mirë në këtë fillim të kampionatit.

Related posts

Trajneri i Izraelit: Shqipëria ka stil ndryshe nga Skocia, është koha t’iu tregojmë se…

Isa.Autor

Është një nga zbulimet e sezonit, por mbrojtësi i Bayern vendos një rekord negativ

Sadik.Autor

QARRI HUMB DURIMIN/ Plas te Kamza: Presidenti pezullon “gjysmën” e skuadrës

Isa.Autor

Leave a Comment