Basketball Të tjera

Sezon zhgënjyes, trajneri i Cleveland Cavaliers pranë shkarkimit

Tyronn Lue, trajneri i skuadrës së Cleveland Cavaliers mund të shkarkohet para fillimit të eventit të “All Star Game”, që zhvillohet më 18 shkurt në Los Anxhelos. Mediat amerikane bëjnë me dije se paraqitjet zhgënjyese këtë sezon të skuadrës së Cavaliers kanë bërë që drejtuesit të mos besojnë më te trajneri 40-vjeçar, që këtë sezon ka koleksionuar 30 fitore dhe 21 humbje në NBA. Aktualisht, skuadra e Cleveland renditet në vendin e tretë në Konferencën e Lindjes, por kampionët e kësaj Konference rrezikojnë të zbresin edhe më shumë në renditje.

Skuadra e LeBron me shokë ka pësuar 12 humbje në 18 javët e fundit, shifra aspak të mira, duke bërë që Cavaliers të mos jenë pretendent për titull këtë sezon. Humbja e fundit ndaj Houston ka ndërlikuar pozitat e trajnerit Tyronn Lue, që për momentin vijon detyrën, duke marë një besim të përkohshëm nga drejtuesit, por rezultatet që do të vijnë deri para eventit të “All Star Game” do të vulosin fatin e tij.

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Hamilton paralajmëron Verstappen: S’është i pari që kërkon të më rrëzojë

Delo.autor

Gara e Abu Dhabit/ Alonso: Rikthehem vetëm nëse do të jem një njeri i dëshpëruar

Isa.Autor

NBA nis play off-in, kampionët e Warriors përballë Spurs në çerekfinale

Sadik.Autor

Leave a Comment