Moto GP Sport

MOTO GP/ Rossi “hap krahun”: Ja piloti që Yamaha duhet të marrë në vendin tim

Valentino Rossi ka ende edhe një vit kontratë me motorin Yamaha, çka do të thotë se ai do të zbresë në pistë në Moto GP edhe vitin 2020. Por çfarë do të ndodhë në vitin 2021 me pilotin italian, legjendën e garave të motoçiklizmit?

Rossi e ka të qartë të ardhmendhe i jep një këshillë Yamaha: “Do të ishte një çmenduri nëse te Yamaha nuk afrojnë talentin francez Fabio Quartararo. Për mua ai është e ardhmja e Moto GP. Shpresoj që gjatë vitit tjetër ta bindin për të firmosur për Yamaha”.

Fabio Quartararo debuton këtë sezon në Moto GP dhe piloton motorin Yamaha Petronas, çka mund ta lehtësojë këtë lëvizje në merkaton e pilotëve. “Është i shpejtë, konstant dhe nuk bën gabime. E njeh motorin Yamaha dhe arrin ta frenojë këtë motor më mirë se kushdo tjetër”, tha Rossi.

Related posts

Brazili kërkon hetime për golin e Zvicrës/ Zbuloni tri pyetjet publike për FIFA-n

Sadik.Autor

I MOHUAN DY PENALLTI NDAJ BARCELONËS/ “Los Blancos” fajëson… VAR-in!

Delo.autor

LOJTARI REBEL/ “Superklasikja” në Madrid, Tevez: Ata që drejtojnë janë IDIOTË sepse…

Isa.Autor

Leave a Comment