Basketball Sport

NBA/ Probleme për Lakers, ylli i skuadrës dëmton dorën në miqësore

Ende pa nisur sezoni 2019-2020 vjen dëmtimi i parë për skuadrën e Lakers, një nga favoritet për titullin kampion në NBA. Basketbollisti Anthony Davis, i ardhur këtë verë, është dëmtuar në kyçin e dorës së djathtë.

Dëmtimi erdhi në miqësoren që Lakers luajtën ndaj Brooklyn (skuadra e Nets fitoi 91-77). Davis e la në mes ndeshjen, ende pa u mbyllur pjesa e parë.

Nuk dihet se sa kohë Anthony Davis do të qëndrojë jashtë fushave edhe pse rezonanca tregoi së dëmtimi nuk është i rëndë. Bëhet fjalë për një ndrydhje të shkallës së parë, duke evituar këputje të ligamenteve.
Gjithsesi, ende nuk dihet nëse ylli i Lakers dhe NBA-së do të jetë në fushë për ndeshjen e parë sezonale, derbin e Los Anxhelosit, ndaj Clippers.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Igli Tare tenton goditjen e madhe, pranë transferimit sulmuesi i Manchester United…

Delo.autor

U ZYRTARIZUA TEK MANCHESTER UNITED/ Tifozët e Ajax suprizojnë Van De Beek me kore dhe flakadanë (VIDEO)

Delo.autor

BOMBASTIKE/ Basketbollistja SEKSI “TËRBON” fansat me fotot në rrjetet sociale

Isa.Autor

Leave a Comment