Futboll Sport

PAS MARRJES SË ÇMIMIT “KËPUCA E ARTË”/ Flet Messi: Championsi është veçantë, por kampionati është…

Lionel Mesi ka marrë sot, Këpucën e Artë, duke i shtuar palmaresë së tij edhe një çmim tjetër. Argjentinasi është shpallur golashënuesi më i mirë në pesë kampionatet kryesore të Europës me 36 gola, duke lënë pas Kilian Mbapenë që kishte 33.

Prezentë në këtë ceremoni, ka qenë dhe familja e argjentinasit, ku dy djemtë e Mesit kanë qenë ata që kanë marrë çmimin e të atit.

Pas marrjes së çmimit, Mesi ka folur duke e quajtur kampionatin më të rëndësishëm se Ligën e Kampionëve.

“Liga e Kampionëve është e veçantë dhe çdo vit kërkojmë që ta fitojmë atë, por ne e dimë që La Liga është më e rëndësishmja. Ne gjithmonë synojmë Championsin, por kurrë nuk e harrojmë kampionatin dhe kupën. Dua të falenderoj familjen time, kolegët dhe bordin e klubit. Pa shokët e mi te Barça, kurrë nuk do isha bërë i tillë. Ky çmim i takon të gjithëve aty”, shprehet Mesi.

Related posts

E fundit/ Bledi Shkëmbi, trajneri i ri i Teutës

Sadik.Autor

PAS FITORES NDAJ TOTTENHAM/ Trajneri Conte: Kjo ndeshje është një shenjë që…

Delo.autor

Franca do të luajë me Uruguajin, “gjelat” luajnë për një lojtar kryesor

Isa.Autor

Leave a Comment