Futboll Seria A Sport

ZERO MINUTA NË 9 NDESHJE/ Sarri harron se mbrojtësi Rugani është pjesë e Juventus, ja fati i tij

Daniele Rugani është një tjetër rast “alla Manxukiç” në radhët e Juventusit. Nëse për sulmuesin kroat trajneri Mauricio Sarri ishte treguar konkret që kur zbarkoi, se ai nuk bënte më pjesë në planet e tij dhe e ftuan të gjente një sistemim tjetër, për mbrojtësin italian ndodhi krejt e kundërta.

Edhe pse Rugani kishte kërkesa në verë nga Arsenali, Roma, apo edhe Barcelona, që e donte si zëvendësues të Umtitit e Lenglesë, 25-vjeçari refuzoi të gjitha ofertat. Shpresat e lojtarit se me trajnerin Sarri, me të cilin ishte titullar absolut në dy sezonet tek Empoli (2013-2015), do të kishte më shumë minuta se me Alegrin, janë hedhur totalisht në erë.

Sarri jo vetëm që nuk e ka aktivizuar, por e ka harruar totalisht se Rugani është pjesë e Juves, duke qenë se në 9 ndeshjet e para sezonale ai nuk ka luajtur asnjë sekondë. Dhe situata nuk pritet që të ndryshojë as në vazhdim, duke parë konkurrencën e Merih Demiralit dhe Matajs De Ligtit (aq më shumë në pritje të rikuperimit të kapitenit Xhorxho Kielini), prandaj në merkaton e janarit duket i padiskutueshëm largimi nga Torino.

Related posts

33 vite më parë, dita kur debutonte Paolo Maldini me Milanin…

Q.Autor

DO TË JETË PJESË E KAMPIONATIT TË BURGUT/ Por shikoni limitin e veçantë që i vendosin Ronaldinhos

Delo.autor

HUMBI NDAJ EKIPITIT TË IBRAS/ Ali Adnan realizon “panenka” më të shëmtuar në histori (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment