Futboll Seria A Sport

“BARCELONA E KËRKOI NË MERKATON E VERËS”/ Flet drejtori sportiv i Sasuolos: Ja pse Stefano Sensi kaloi tek “Zikaltërit”

Stefano Sensi po tregon një formë shumë të mirë te Interi këtë fillim sezoni, teksa është një nga lojtarët kyç të Antonio Kontes.

Mesfushori italian deri në këto momente duket si blerja më e qëlluar e zikaltërve, por e ardhmja e tij mund të kishte qenë diku tjetër. Në një intervistë të dhënë së fundmi, drejtori sportiv i Sasuolos, Xhiovani Karnevali, ka zbuluar një paraskenë, ku tregon se kishte biseduar me Barcelonën, për mesfushorin.

“Kur ndodhesha në Barcelonë për mbrojtësin Marlon, një prej drejtuesve spanjollë më pyeti për Sensin. Ata e ndiqnin prej kohësh, pasi e njihnin mirë dhe përshtatej me lojën e tyre. Megjithatë Interi u tregua më i shpejtë dhe ia dolën të arrijnë një marrëveshje për ta marrë lojtarin në skuadrën e tyre. Giovanni+Carnevali+Lega+Serie+Unveils+2018+j599cQBGy2Xl

Kur mbyllëm marrëveshjen me zikaltërit, ka qenë ditë e premte dhe aty i pranishëm aty ishte edhe tekniku Konte. Ndërkohë që unë kisha lënë një takim më një klub të huaj ditën e hënë, por më pas lojtari kaloi te Interi. “, u shpreh Karnevali.

Related posts

“LEKU LUMË”/ Derbi dhe Barça: “San Siro” kthehet në MINIERË ARI për INTERIN

Isa.Autor

E BUJSHME/ “Shpërthimi” i Contes pas humbjes me Bolognan, ja 6 lojtarët që do largohen nga Interi

Delo.autor

“DIÇKA E MADHE PO HYN NË HISTORINË E KLUBIT”/ Konte: Netë pa gjumë për këtë titull, por…

Delo.autor

Leave a Comment