Futboll Premier League Sport

SUPER SFIDA MANCHESTER UNITED-LIVERPOOL/ Solskjaer makth i Jurgen Klopp, i vetmi që nuk e ka mundur. Ja statistikat

-32.1% ishte përqindja e zotërimit të topit nga Junajtid, më e ulëta në një ndeshje të Premier Ligës në “Old Trafford” për ta që prej sezonit 2003-‘04 pas 32.06% që regjistruan në ndeshjen kundër Liverpulit në mars 2018. Mikpritës!

– Solskjaer është i vetmi trajner me të cilin Klop është përballur më shumë se dy herë në Premier Ligë dhe ka dështuar ta mposhtë: 2 barazime.

– Asnjë skuadër nuk ka lënë më shumë pikë, pasi ka kaluar në avantazh në Premier Ligë këtë sezon, sesa Mançester Junajtid (8 pikë, po aq sa Aston Vila). Shpërdorues!

– Kjo ishte hera e parë që një lojtar anglez (Lalana dhe Rashford) shënonte për të dyja skuadrat në një përballje të Premier Ligës mes Junajtidit dhe Liverpulit që prej nëntorit 2001 (Majkëll Ouen dhe Dejvid Bekham).

– 35% e golave (11 nga 31) të Markus Rashfordit në Premier Ligë kanë ardhur ndaj 6 ekipeve të para. Sulmuesi i Junajtidit i shënoi golin e tretë Liverpulit në kampionat.

– 25 vjeç e 292 ditë ishte mosha mesatare e ekipit titullar të Solskjaerit, më i riu i “djajve” kundër Liverpulit që prej tetorit 1996 (25 vjeç e 283 ditë).

Related posts

Manuel Neuer: Jam gati, Gjermania e uritur për të mbrojtur titullin

Sadik.Autor

LIVE/ Brighton-Manchester City, Murray kalon në avantazh vendasit

Delo.autor

FUNDJAVA E FUNDIT NË RELAKS PËR RONALDON/ CR7 së bashku me Georginan kthehen nga Madeira, publikojnë FOTO romantike

Delo.autor

Leave a Comment