Formula 1 Sport

PILOTI BRITANIK NXITI FANSAT TË FILLOJNË NJË DIETË VEGANE/ Alonso kritikon Hamilton për hipokrizi: Nuk mund të hedhësh…

Fernando Alonso ka kritikuar Lewis Hamilton për hipokrizi pasi ai ka nxitur fansat e tij të fillojnë një dietë vegane.

Piloti britanik, i cili mund të fitojë titullin e gjashtë botëror në Meksikë fundjavën e ardhshme, është një vegan dhe ka nxitur të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.

Komentet e tij kanë marrë kritika edhe nga Alonso: “Mendoj se programin e ushqimit do ta mbaj për vete,” shprehet Alonso për Cope.

“Nuk do të nxirrja kurrë një mesazh si ai i Lewis. Nuk mund të hedhësh një mesazh sot, edhe të nesërmen të bësh të kundërtën.

Të gjithë e dimë stilin e jetës së Lewis, dhe faktin që pilotët e F1 i hipin avionit 200 herë në vit. Nuk mund të thuash ‘mos ha mish’.”

Related posts

SITUATË E PAZAKONTË ME NEDIM BAJRAMIN/ Trajneri merr një tjetër vendim drastik kundër mesfushorit

F.autor

Mesazhi i Ferrarit: Maksimumin për të fituar titullin vitin 2018

Delo.autor

U AKUZUA PËR PËRFSHIRJE NË KOMPANI BASTESH/ Ibrahimovic ia “hedh” me gjobën e majme. E pëson dhe Milani

Delo.autor

Leave a Comment