Futboll Sport

PORTIERI HARRON PËR ÇFARË KA HYRË NË FUSHË/ Bëhet virale, pëson 2 gola në 2 minuta nga mesi i fushës (VIDEO)

Ndeshja midis Montedio Jamagata dhe Ehime në kategorinë e dytë japoneze, përfundoi me fitoren 3-0 të vendasve.

Megjithatë dy episode të ndodhura gjatë zhvillimit të ndeshjes, kanë filluar të bëjnë xhiron e internetit. Në minutën e 61’, Nakamura shënoi një gol shumë të bukur nga mesi i fushës, teksa pa që portieri kundërshtar kishte dalë nga porta.

Të gjithë e konsideruan si dalje të pa menduar mirë të portierit Okamoto, ndërkohë që ky i fundit bën të njëjtën gjë 1 minutë më pas.

Në minutën e 62’, ishte Sakamoto, i cili shënoi një tjetër gol nga mesi i fushës, përsëri pas një dalje të portierit, i cili duket se e kishte harruar se ishte portier në këtë ndeshje.

Për më shumë shikoni videon:

Related posts

MUNGON ZYRTARIZIMI/ Kontrata iu skadojnë në qershorin e këtij viti, Juventus vendos për Buffon dhe Chiellini

Delo.autor

Maldini, jetë e luksi mes Manhatanit, yjeve dhe pushimeve në jaht

Sadik.Autor

Arsenal – Everton, debuton Aubameyang

Q.Autor

Leave a Comment