Futboll

Thirrja e trajnerit: Mos bini pre e provokimeve të Barçës

Valencia do të presë Barcelona-n nesër në mbrëmje në gjysnmëfinalen e kthimit të Kupës së Mbretit. Trajneri Marcelino kërkon të shikojë një ndeshje të luftuar, por i ka bërë thirrje lojtarëve të tij që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve. Luis Suarez ka shënuar golin e vetëm në ndeshjen e parë dhe ka qenë një kërcënim i vazhdueshëm për mbrojtjen e Valencia-s. Trajneri i “Los Che” e ka të qartë se lojtarët e tij duhet të ruajnë gjakftohtësinë kundër uruguaianit.

“Të gjithë e njohim njëri-tjetrin dhe duhet të dimë si luajnë rivalët”, ka thënë Marcelino. “Nuk mund të lejojmë që të shpërqendrohemi nga kundërshtarët, të largohemi nga futbolli. Nuk duhet të biem pre e provokimeve”. Ndërkohë, Leo Messi është lënë pushim për pjesën më të madhe të derbit katalanas kundër Espanyol, të luajtura nga Barcelona të dielën e kaluar dhe Marcelino ka pranuar se Barça duket si një ekip tjetër pa argjentinasin.

“Ata kanë më pak alternativa pa Messi-n”, ka thënë ai. “Kjo është e qartë. Mendoj se ata kanë një respekt të madh për ne, duke parë se kanë bërë pesë ndryshime kundër Espanyol. Ne do të përballemi me Barcelona-n më të mirë dhe kjo do të na motivojë akoma më shumë. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por ne do ta vëmë në vështirësi Barçën”.

Related posts

(VIDEO) Juventus thellon rezultatin ndaj Bolognas, shënon edhe Matuidi

Q.Autor

Mourinho planifikon skarcimet, kërkon 100 mln paund për to

Sadik.Autor

NDIZET “SAN SIRO”/ Atalantas i mjaftojnë 16 minuta. Golin e gjen mbrojtësi holandez (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment