Futboll Seria A Sport

TRIMUMFOJNË ME PËRMBYSJE/ Lukaku mbosht Bolognën me dopitë

Interi ka mposhtur me rezultatin 2-1 Bolonjën në transfertë, në një ndeshje spektakolare.

Një pjesë e parë e barabartë nga të dyja ekipet, të cilat studionin njëra-tjetrën dhe prisnin gabimin për t’i kapur në befasi. Pjesa e dytë ishte me të vërtetë spektakolare, ku u shënuan 3 gola. Ishte Soriano, i cili në minutën e 59’, me një gjuajte të fortë nga jashtë zonës, ia doli ta dërgojë topin në rrjetë.

Menjëherë pas këtij rasti, skuadra e Kontes u hodh e gjitha në sulm. Ishte Romelu Lukaku, i cili në minutën e 75’, dërgoi në rrjetë, një top që kishte ngelur në zonën e kundërshtarit. Ishte përsëri belgu i cili në minutën e 91’ shënoi nga pika e penalltisë, pas nj 11-metërshi të fituar nga Lautaro Martinez.

Pas kësaj ndeshje zikaltërit renditen në vendin e parë me 28 pikë, 2 më shumë se Juventusi i cili ka një ndeshje më pak, ndërsa Bolonja, renditet në vendin e 12-të me 12 pikë.

Për më shumë shikoni videon me rastet dhe golat e ndeshjes:

Related posts

FUNDJAVA E FUNDIT NË RELAKS PËR RONALDON/ CR7 së bashku me Georginan kthehen nga Madeira, publikojnë FOTO romantike

Delo.autor

ZYRTARE/ Skuadra SHQIPTARE gjen trajner të ri, në krye të pankinës vjen një italian

Isa.Autor

NUK KANË FUND TELASHET STRAKOSHËN/ Gardiani i Kombëtares shqiptare mungon sërish në stërvitje dhe humbet sfidën ndaj…

Delo.autor

Leave a Comment