Futboll Seria A Sport

TRAJNERI PIOL ME DHIMBJE KOKE/ Dy futbollistë humbasin sfidën ndaj Juventus, ja situata aktuale tek “Kuqezinjtë”

Problemet fizike për Matia Muzakion dhe Hezus Suson i kanë kushtuar të dyve mungesën në ndeshjen e djeshme kundër Lacios. Spanjolli ka një shqetësim në zonën e pelvisit (legeni) dhe rrezikon të mungojë në fundjavë ndaj Juventusit.

mILAN

Shanset për të rikuperuar janë të mëdha sipas klubit kuqezi, teksa për Mateo Muzakion optimizmi është më i moderuar. Argjentinasi ka një tërheqje të lehtë në muskulin e pjesës së brendshme të kofshës së majtë dhe vështirë se do t’ia dalë të shërohet në kohë për të qenë në fushë ndaj “Zonjës së Vjetër”.

suso

Fat i njëjtë edhe për Samu Kastijehon që dje në minutën e 36-të doli nga fusha në lot. Sot numri 7 do t’i nënshtrohet testeve mjekësore, teksa flitet se mund të ketë pësuar një tërheqje në kofshën e majtë.

Related posts

Nga Meazza te… Bonucci? Juventus–Milan, sa shumë këmbime lojtarësh

Isa.Autor

Klopp gati të “hapë zjarr” në betejën britanike të Champions League

Sadik.Autor

Roma-Tottenham/ Anglezët s’kanë fituar asnjë ndeshje në Kupën e Kampionëve

Isa.Autor

Leave a Comment