Futboll Sport

“NUK MUND TË NDËRTOHET NJË KARRIERË KËTU”/ Dani Alvesh i mërzitur për aventurën në Brazil: Tashmë unë jam i padobishëm…

Dani Alvesh vendosi që pa një karriere të suksesshme në Europë, të rikthehet në vendlindje për të mbyllur karrierën e tij.

Në verë, mbrojtësi kaloi te San Paolo, ku megjithatë aventura në këtë klub nuk po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme. Ish-lojtari i Barcelonës, Juventusit dhe PSG-së, është kritikuar ashpër për performancën e tij.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, 36-vjeçari ka reaguar ashpër ndaj kritikave: “Nuk ka stabilitet në Brazil. Si mund të ndërtoni një karrierë këtu? Kam vetëm 3 muaj që luaj këtu dhe tashmë jam i padobishëm.

Unë jam lojtari më i madh në histori për sa i përket trofeve të fituar, megjithatë ka një debat nëse unë jam i dobishëm këtu apo jo. Kam luajtur për 8 vite te Barcelona dhe kam fituar 23 tituj sepse aty ka stabilitet, gjërat nuk ndërtohen brenda natës.”, u shpreh Dani Alvesh.

Related posts

Gjuaji topit, jo kokën “djali i karatesë” merr dënimin shembullor (VIDEO)

Sadik.Autor

“ZGJOHUNI NGA GJUMI”/ Lampard zbulon bisedën me ekipin në pushimin e pjesës së parë në derbi

Delo.autor

NGA POLITIKA TEK TIFOZËT/ I gjithë kontinenti iu vërsul 12 skuadrave “rebele”. Ja 7 arsyet që dështoi Super League

Delo.autor

Leave a Comment