Futboll Kosova Sport

EURO 2020/ Kosova publikon listën e lojtarëve për dy sfidat e nëntorit, mungojnë… (FOTO)

Trajneri i Kombëtares të Kosovës, Bernard Challandes ka publikuar listën e lojtarëve për dy ndeshjet e nëntorit të vlefshme për eliminatoret në Euro 2020.

Është rikthyer në ekipin përfaqësues Besar Halimi që së fundmi ishte i pezulluar për shkak të kartonëve.

Sulmuesi anësor Bernard Berisha nuk është grumbulluar shkaku i lëndimit, ndërsa për arsyeje të njëjtë mungon edhe mbrojtësi Mirlind Kryeziu.

Njëri nga mesfushorët më të mirë të Kosovës, Herolind Shala është grumbulluar, por nuk do të jetë i gatshëm shkaku i probleme fizike. Megjithatë Shala ka marrë leje speciale nga klubi për t’i qëndruar afër shokëve të përfaqësueses.

Gjithsesi Kosova vazhdon t’i vuajë mungesat e Arbër Zenelit dhe Hekuran Kryeziut, dy lojtarë të rëndësishëm që mungojnë gjatë shkaku i këputjes së ligamenteve.

Kosova do të zhvillojë stërvitjen e parë ditën e hënën në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Lista e lojtarëve:

Image

Related posts

BARCELONA-ESPANYOL/ Messi dyfishon shifrat për “Katalanasit”

Delo.autor

Rummenigge: S’ka nevojë për t’u shqetësuar, Lewandowski do të…

Sadik.Autor

Italiani Michele Gazzara fiton etapën e parë të Turit të 75-të Çiklistik

Sadik.Autor

Leave a Comment